Italia ka vdekshmërinë më të lartë të koronavirusit në botë

Nga Exit News
Italia ka vdekshmërinë më të lartë të koronavirusit në botë

Aktualisht në botë janë regjistruar 156 400 infetkuar nga koronavirusi dhe 5 833 viktima, që do të thotë se vdekshmëria është rreth 3.7 për qind.

Exit News sjell një analizë bazuar në të dhënat e raportuara deri më sot.

Tabelë e vdekjeve nga koronavirusi për 1 000 të infektuar.

Të dhënat nga numri i përgjithshëm i të infektuarve tregojnë se për çdo 1 mijë të prekur nga virusi ka pasur rreth 40 të vdekur në Kinë.

Vendi nga ku buroi sëmundja Covid-19 dhe që ka më 81 000 të infektuar ka njohur 3.9 për qind vdekshmëri të të sëmurëve (3 176).

Krejt ndryshe është gjendja në Itali, ku numri i vdekjeve ka qenë me qindra, sidomos ditët e fundit (në total 1 441 të vdekur). Për çdo 1 mijë të infektuar ka të paktën 68 të vdekur.

Në fakt Italia është vendi me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë prej koronavirusit në botë – 6.8 për qind. Nga çdo 100 të infektuar atje vdesin mesatarisht 6 njerëz dhe rrezikon jetën edhe një i shtatë.

Vdekshmëria është së paku me 2.8 për qind më e lartë se në Kinë. Në këtë statistikë ndikojnë shumë faktorë, mes të cilëve edhe mosha e popullsisë, pasi sëmundja e Covid-19 mund të japë më tepër ndërlikime te të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera kronike.

Duke iu referuar të dhënave nga Banka Botërore, Italia ka 23 për qind të popullsisë së saj mbi 65 vjeç – rreth 14 milionë nga 65 milionë që është popullsia e përgjithshme.

Bie në sy fakti se Koreja e Jugut, megjithëse është ndër 5 vendet me më tepër të infektuar nga koronavirusi (8,086 të infektuar), ka një përqindje të ulët të vdekshmërisë 0.8 për qind.

Për sa i përket Shqipërisë, 14 për qind e popullsisë është e moshës mbi 65 vjeç – rreth 400 mijë njerëz nga 2.8 milionë që është popullsia e përgjithshme. Aktualisht prej koronavirusit ka vdekur vetëm 1 person.

Duke qenë se nuk ka një shifër mbi 1 mijë të infektuar nuk mund të themi me një saktësi të ngjashme si për vendet e tjera se sa është përqindja e vdekshmërisë nga koronavirusi në vendin tonë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>