Italia zgjat kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë deri më 30 korrik

Nga Exit News
Italia zgjat kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë deri më 30 korrik

Italia lë në fuqi kufizimin e lëvizjes me Shqipërinë deri më 30 korrik 2021, pavarësisht vaksinimit të popullsisë me vaksinat e njohura nga BE dhe numrin e ulët të infektimeve ditore.

Ambasada italiane në vend njoftoi se deri më 30 korrik në Itali mund të hyjnë vetëm shqiptarët me leje qendrimi dhe familjarët e tyre, ose ata me pasaportë italiane.

Këta qytetartë duhet të paraqesin testin negativ të Covid-19, ose testin serologjik, të kryer 72 orë përpara hyrjes në Itali.

Nga detyrimi i kryerjes së tamponit të Covid-19 përjashthen vetëm fëmijët e moshës 2 vjeç.

Të gjithë qytetarët pas hyrjes në Itali duhet t’i nënshtrohen vetekarantinimit 10 ditor.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme