Ivica Daçiç u zgjodh si kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë të Enjten.
Ivica Daçiç, i cili mbante postin e Ministrit e Punëve të Jashtme të Serbisë, tha se pozicioni i Kryetarit të Parlamentit të Serbisë sipas Kushtetutës është pozicioni më i lartë që ai ka mbajtur dhe se vetëm “injorantët politikë ose dikush i lig” mund të pretendojnë ndryshe, duke hedhur poshtë pretendimet se ai u ul në pozicion.
“Unë nuk jam një politikan i ri, kështu që nëse më interesonin disa funksione, i kaloja të gjitha. Kjo është në një farë mënyre një kthim në shtëpi, unë jam anëtar i Parlamentit Serb që nga viti 1992, “tha Daçiç për TV Pink, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë, SPS, Ivica Daçiç ka qënë Kryeministër i Serbisë gjatë periudhës 2012-2014. Gjatë 2008 – 2012 ai mbajti pozicionin e Zëvendës Kryeministrit.
Pasi vdekjes së Slobodan Millosheviç ndërsa ishte në paraburgim në Hagë në mars 2006, Daçiç mori drejtimin e partisë.
Ivica Daçiç ishte ish-zëdhënësi i Millosheviçit, megjithatë ai pretendon se ai e ka lënë pas të kaluarën e tij ultra-nacionaliste.