Izolohen 200 000 banorë në Katalonia

Nga Exit News
Izolohen 200 000 banorë në Katalonia

Katalonia, krahina autonome e Spanjës izoloi 200 mijë banorë afër qytetit të Lerida pas rritjes së menjëhershme të numrave të të infektuarve, në zonë.

“Ne kemi vendosur të izolojmë banorët e zonës del Segria pas konfirmimit të rritjes së rasteve me Covid-19, tha presidenti i krahinës Quim Torra, sipas Politico.eu.

Që prej mesditës së të shtunës, asnjë banorë nuk do të mund të hyjë ose të dalë nga zona. Banorët mund të lëvizin brenda zonës e cila përbëhet nga 38 bashki. Ata mund të shkojnë në punë ose të dalin për raste emergjente. Personat që do të kapen në plazh do të gjobiten.

Në këtë zonë u identifikuan 365 raste të reja me koronavirus gjatë javës së kaluar, dyfishi i rasteve të identifikuara një javë më parë, dhe numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.

Zonat e përhapjes së epidemisë kanë qënë disa fabrika të përpunimit të frutave, një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe për të pastrehët, sipas autoriteteve spanjolle.

Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë, me 250, 545 raste dhe 28, 385 të vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>