Stafi mjekësor i poliklinikës së Lezhës është vetë-karantinuar, pasi një kolege e tyre është prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë poliklinika e Lezhës ka mbyllur dyert për qytetarët dhe ka bërë dezinfektimin e ambienteve.
Një ditë më parë, një infemiere pediatre 54-vjeçare u zbulua si e infektuar me koronavirus. Ajo aktualisht po kurohet në spital Infektiv në Tiranë. Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar infermierja.
Familjarët e infermieres, po ashtu, janë të karantinuar dhe deri tani asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të virusit. Ata janë në pritje të rezultatit të analizave.