Izraeli dhe Emiratet Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve

Nga Exit News
Izraeli dhe Emiratet Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajmin e njoftoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një shënim në rrjetin social Twitter.

Nje deklaratë e përbashkët e Trump , kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princit të Abu Dhabit, Mohammed Al Nahyan njofton se “kjo arritje historike do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”.

Si rezultat, Izraeli do të pezullojë të gjitha planet për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor.

Në javët në vijim delegacione nga izraeli dhe Emiratet e bashkaura Arabe do të takohen për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin, teknologjinë, energjinë, shëndetësinë, kulturën, mjedisin, si dhe vendosjen e ambasadave reciproke.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>