Izraeli shpërndan vaksinat e tepërta për të rritur ndikimin gjeopolitik

Izraeli shpërndan vaksinat e tepërta për të rritur ndikimin gjeopolitik

Izraeli do të shpërndajë dozat e tepërta të vaksinave të Covid-19 si ndihmë humanitare ndërkombëtare, për të rritur ndikimin politik.

Aktualisht Izraeli ka vaksinuar 50 përqind të popullsisë, ndërsa kryeministri Netanyahu synon të vaksinojë moshat deri në 16 vjeç në fund të marsit.

Tre vendet e para që do të marrin mijëra doza do të jenë Hondurasi, Republika Çeke dhe Guatemala, të cilat së fundmi ranë dakord për të forcuar praninë e tyre diplomatike në Jeruzalem.

Në këtë mënyrë forcohet pozicioni i Izraelit për qytetin e debatuar.

Lajmi u raportua së pari nga transmetuesi publik i Izraelit Kan, dhe një politikan i lartë i Izraelit më vonë konfirmoi planet për Financial Times. “Po ndodh,” tha ai.

Republika Çeke tha se kishte marrë një dërgesë të vogël izraelite, njoftoi Reuters dhe qeveria e Hondurasit ka thënë se po pret 5,000 doza nga Izraeli.

Qeveria izraelite ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht dërgesat, megjithëse në një deklaratë të martën tha: “Në kuadrin e fushatës së suksesshme të vaksinimit në Izrael, vendi kryesor në botë në vaksinimin e popullsisë, Izraeli ka marrë shumë kërkesa nga vende të tjera për të ndihmuar me furnizimin e vaksinave.

Vendimi për të përdorur dozat e tepërta  të vaksinës Moderna të Izraelit erdhi pasi shteti hebre arriti një marrëveshje për ndarjen e të dhënave me Pfizer.

Marrëveshja rezultoi në furnizime të pakufizuara, duke nxitur fushatën më të shpejtë të vaksinimit në botë.

Kjo politikë mund të zgjerohet për të ndihmuar përshpejtimin e bisedimeve me shtetet me shumicë myslimane, që po konsiderojnë lidhje më të ngushta diplomatike me Izraelin, tha një zyrtar izraelit.

Por Izraeli ka hedhur poshtë çdo sugjerim që është i detyruar sipas ligjit ndërkombëtar të sigurojë vaksina për Palestinezët që jetojnë nën okupimin e tij.

Sipas Izraelit Marrëveshjet e Oslos 1993, e cila parashikonte vetë-qeverisje të kufizuar në zonat e populluara të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, e transferon atë përgjegjësi tek Autoriteti Palestinez.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>