
Izrael do të izolojë disa qytete pasi numri i viktimave kaloi shifrën 1000 gjatë kësaj fundjave.
Gjatë dy javëve të fundit, numri i të infektuarve në Izrael ka shkuar në 130 mijë raste ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1,010
Qeveria do të votojë të hënën mbi rivendosjen e masave të izolimit në rreth 30 nga qytetet më të prekura të vendit. Kjo do të sjellë mbylljen e shkollave dhe bizneseve jo-thelbësore.