Izraeli i rikthehet normalitetit me 5 prill

Nga Exit News
Izraeli i rikthehet normalitetit me 5 prill

Izraeli synon të hapë ekonominë në 5 prill ndërsa është në bisedime me Pfizer dhe Moderna për të prodhuar vaksinat në vend, njoftii të mërkurën kryeministri Benjamin Netanyahu.

Ai tha se në 5 prill do të jetë e vaksinuar e gjithë popullsia.

Aktualisht Izraeli ka vaksinuar 50 përqind të popullsisë, ndërsa kryeministri Netanyahu synon të vaksinojë moshat deri në 16 vjeç në fund të marsit.

Të dielën, Izraeli ka rihapur shumë biznese, duke përfshirë dyqanet në rrugë dhe qendrat tregtare.

Të martën autoritetet izraelite kanë thënë se do të dhurojnë një sasi të vaksinave kundër COVID-19 për territoret e udhëhequra nga palestinezët dhe për disa shtete tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>