Izraeli kundër hapjes së konsullatës së SHBA-ve në Jeruzalem

Nga Exit News
Izraeli kundër hapjes së konsullatës së SHBA-ve në Jeruzalem

Izraeli kundërshtoi planin e SHBA-ve për të rihapur konsullatën e saj në Jerusalem. Të mërkurën, sipas Reuters, ministri i Jashtëm i Izraelit u shpreh se ky veprim mund të destabilizojë qeverinë e re të kryeministrit Naftali Bennett.

Administrata e mëparshme e Presidentit Donald Trump e mbështeti pretendimin e Izraelit se Jeruzalemin është kryeqyteti e vendin, dhe e lëvizi ambasadën amerikane atje nga Tel Aviv.

Këto lëvizje zemëruan palestinezët, të cilët e konsiderojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm të shpresuar palestinez.

Presidenti Joe Biden u zotua të rivendosë lidhjet me palestinezët, të mbështesë një zgjidhje me dy shtete dhe të ecë përpara me rihapjen e konsullatës. Ajo u mbyll në vitin 2019.

I pyetur për komentin e ministrit izraelit, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane u shpreh se konsullata do të rihapet sipas deklaratës së Sekretarit Blinken, në maj.

Izraeli pushtoi lindjen e qytetit, së bashku me Bregun Perëndimor të Gazës, në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme. Ai e konsideron të gjithë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>