Izraeli ka nisur rihapjen e ekonomisë të dielën duke e quajtur si fillimi i kthimit në rutinë i mundësuar nga një makineri që ka vaksinuar pothuajse gjysmën e popullsisë, raporton Reuters.
Ndërsa dyqanet janë hapur për të gjithë, hyrja në vendet e kohës së lirë si palestra dhe teatro është e kufizuar për personat vaksinuar ose ata që janë rikuperuar nga sëmundja, të cilët identifikohen nga një aplikacion special i Ministrisë së Shëndetësisë.
Masat e distancës sociale mbeten akoma në fuqi. Vallëzimi është ndaluar në sallat e banketeve dhe nga sinagogat, xhamitë ose kishat kërkohet të përgjysmojnë numrin e adhuruesve gjatë shërbesave.
Rihapja vjen saktësisht një vit pas rastit të parë të dokumentuar në Izraelit me koronavirus. Ajo është pjesë e një plani qeveritar për të hapur ekonominë më gjerësisht muajin tjetër.
Izraeli ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Pfizer më shumë se 45% të popullsisë së tij prej 9 milionësh, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Pas vaksinimeve me dozën e dytë, infeksionet me COVID-19 janë ulur me 95.8%, tregojnë të dhënat e ministrisë.
Izraeli ka regjistruar më shumë se 740,000 raste dhe 5,500 vdekje nga koronavirusi, duke shkaktuar kritika ndaj zbatimit të pakujdesshëm të tre bllokimeve kombëtare nga qeveria. Ajo është zotuar se nuk do të ketë një të katërt.