
Izraeli ka identifikuar tetë raste me një variant të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi.
Autoritetet shëndetësore izraelite pohuan se vaksina e Pfizer/BioNTech është pjesërisht efektive kundër këtij varianti.
Ministria Izraelite e Shëndetësisë tha se shtatë raste me këtë variant u regjistruan te personat që kishin arritur në Izrael nga vendet tjera.
“Ekziston përshtypja se vaksina e Pfizer ka efikasitet të reduktuar ndaj këtij varianti”, i tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Hezi Levy, radios publike Kan.
Izraeli ka vaksinuar rreth 81% të qytetarëve mbi moshën 16 vjeç. Rastet me COVID-19 dhe shtrimet në spital kanë shënuar rënie të shpejtë.