Izraeli vendos çertifikatën e gjelbër për fëmijët mbi moshën 3-vjeç

Nga Exit News
Izraeli vendos çertifikatën e gjelbër për fëmijët mbi moshën 3-vjeç

Izraeli ka vendosur pajisjen me çertifikatën e gjelbër edhe fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç, të cilët deri më tani janë përjashtuar nga përdorimi i certifikimit.

Vendimi u njoftua nga qeveria, duke shpjeguar se masa do të hyjë në fuqi nga 18 gushti. Ai u miratua për të shmangur mbylljet e reja të lidhura me përhapjen e variantit Delta.

Për më tepër, duke filluar nga 18 gushti, “Kodi Violet” do të rifutet në qendrat tregtare dhe zonat tregtare: autorizon praninë maksimale të një personi për shtatë metra katrorë.

Paralelisht, qeveria miratoi një fond të jashtëzakonshëm për spitalet që të forcojnë menjëherë strukturat e tyre.

Sipas kryeministrit Naftali Bennett “ekziston në fakt një garë midis përhapjes së pandemisë Delta dhe fushatës së vaksinimit. Ne duhet të jemi gati të përballemi me një situatë në të cilën ka një rritje të njëkohshme të shtrimeve në spitale në të gjitha spitalet”.

Nga 30 korriku deri të mërkurën, doza e tretë e vaksinës Pfizer u administrua në 713,000 persona mbi 60 vjeç, të cilët ishin vaksinuar me dy doza pesë muaj më parë. Ndërsa, vaksinimet tek të rinjve janë të ngadalta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>