Pesë avokatët e ish presidentit Donad Trump, për gjyqin e tij në Senat, kanë dhënë dorëheqjen, raporton CNN.
Ekipi kishte detyrë të përgatiste mbrojtjen e Trump ndaj padisë së ngritur në Kongres, i cili kërkoi shkarkimin e ish-presidentit dhe fajësimin e tij për trazirat e Kapitolit më 6 janar.
Të shtunën kanë dhënë dorëheqjen dy avokatët kryesorë Butch Bowers dhe Deborah Barbier. Më pas u tërhoqën tre avokatët e tjerë.
Arsyet e dorëheqjes raportohet të jenë mosmarrveshjet me Trump sa i takon strategjisë për mbrojtjen e tij.
Trump u ka kërkuar avokatëve që të mbështesin idenë se presidenti i Joe Biden i ka fituar zgjedhjet me mashtrime dhe të mos përqendrohen tek dhuna në Kapitol.
Akuza ndaj ish-presidentit është “nxitje dhune” për trazirat e ndodhura në 6 Janar në Kapitol. Gjyqi ndaj tij në Senat nis më 9 shkurt.
Për të shpallur fajtor ish-presidentin duhet që të paktën 17 republikanë në Senat të votojnë bashkë me gjithë bllokun e demokratëve.