Japonia i dhuron 800 milion $ programit COVAX

Nga Exit News
Japonia i dhuron 800 milion $ programit COVAX

Japonia do të japë një kontribut shtesë prej 800 milion dollarësh për programin COVAX, të mbështetur nga OBSH-ja dhe Gavi, Aleanca e Vaksinave. Programi ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Sipas The Guardian, lajmi u bë i ditur nga kryeministri Yoshihide Suga gjatë një eventi, të sponsorizuar nga Japonia, që kishte qëllim ngritjen e fondeve shtesë për COVAX.

Objektivi i eventit ishte mbledhja e rreth 2 miliardë dollarëve  për t’iu afruar shumës prej 8.3 miliardë dollarësh, vlerësuar si e nevojshme për të financuar vaksinat falas për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të gjithë botën.

Japoni aktualisht është një nga vendet më pak të vaksinuara në botë, ndërkohë që po përballet me rritje të infeksioneve dhe kërkon me ngulm të mbajë Lojërat Olimpike pas dy muajsh.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>