Japonia ka siguruar 144 milionë doza të vaksinë së Pfizer për Covid-19, të mjaftueshme për të vaksinuar 72 milionë qytetarë, por nuk ka mjaftueshëm shiringa. Si pasojë disa miliona qytetarë rrezikojnë të mos vaksinohen.
Sipas ministrit japonez të shëndetësisë, shiringat standarte nuk mund të marrin dozën e 6-të të vaksinën nga kontenitori, por vetëm 5 doza, të mjaftueshëm për 60 qytetarë.
Çdo person do të duhet të marrë dy doza, me tri javë diferencë, për të rritur mbrotjen, sipas Pfizer.
Qeveria i ka kërkuar kompanive prodhuese të prodhojnë më shumë shiringa të specializuara, për të shmangur problemin.
Japonia nuk është i vetmi vend me këtë problem. SHBA-të dhe BE kanë raportuar mungesë të shiringave të specializuara.
Japonia do të nisë fushatën e vaksinimit më 17 shkurt, dy ditë pas marrjes së miratimit nga institucionet vendore.