Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) Ilir Zela ka dhënë sot dorëheqjen, pas rreth dy vitesh në detyrë.
Me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Zoti Zela shkruan se gjatë punës së tij nuk ka lejuar “në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste”.
Këshilli i Ministrave, pas pranimit të dorëheqjes së Zelës, ka propozuar Tomi Frashërin në këtë post.
Tomi Frashëri aktualisht është Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.
Ky propozim do të votohet nga kuvendi më 19 dhjetor.