Gjykata e Elbasanit do të caktojë sot, masën e arrestit për Arbër Paplekaj, autorin e ngjarjes së Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dënimin e Paplekajt për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë dhe për vjedhje me armë.
Arbër Papleka, ish-polic i RENEAS u përplas me mbështetësit e PS-së në Elbasan, ku gjeti vdekjen një person, dhe u plagosën 4 të tjerë.
Paplekaj ishte anëtar i Strukturave të Mbrojtjes së Votave të ngritur nga PD.