Njëherë e një kohë u betova se do ta mbaja këtë blog të lirë nga idetë që mund të interpretoheshin si politike, por ka një çështje të rëndësishme që ka rrëmbyer vërtetë vëmendjen time. Tani, para se të më etiketoni të gjithë si kukull politike, ose të paguar nga cilado parti politike apo figurë me të cilën mendoni se kam rënë dakord, ndaluni dhe reflektoni me të vërtetë mbi atë që po shkruaj.
Unë nuk jam, nuk kam qenë kurrë dhe nuk do të lidhem kurrë me asnjë parti politike në këtë vend, por përsa më përket, kjo është një çështje që tejkalon axhendat politike. Për mua, është një çështje që përbën një precedent të mundshëm që, nëse vendoset, do të nxisë një zinxhir ngjarjesh që do të kenë një ndikim shkatërrues në tapicerinë e pasur kulturore të këtij vendi të shkëlqyer. Si shkrimtare, krijimtare, Albanofile dhe adhuruese e artit, historisë dhe trashëgimisë, mendoj se është detyra ime si individ që të ngrihem dhe të them fjalën time.
Objekti i zemërimit tim është çështja e Teatrit Kombëtar të vendosur në qendër të Tiranës. Për ata që nuk e dinë, Teatri Kombëtar është një ndërtesë e vjetër, e bukur, e ndodhur pak hapa midis Bashkisë dhe Qendrës Toptani. Vendosur në mes të një sheshi këmbësorësh dhe rrethuar nga ndërtesa mahnitëse, me ngjyra të ndezura të stilit kolonial italian, me Bunkart 2 të vendosur në mes, teatri është një ndërtesë historike; subjekt i shumë fotografive në Instagram, një atraksion turistik dhe një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë artistike të Shqipërisë.
Projektuar nga Xhulio Berte dhe ndërtuar në vitet 1938-1939, Teatri Kombetar ka shërbyer si epiqendër e skenës së teatrit shqiptar për pothuajse 80 vjet. Gjatë kësaj kohe, skenat e tij janë shkelur nga aktorët më të mirë vendas, që kanë luajtur veprat më të mira të vendit dhe të botës, ndërkohë që është drejtuar nga drejtorët më të mirë të teatrit në Shqipëri.
Po, Teatri u ndërtua nga pushtuesit italianë me blloqe të përbëra nga çimentoja e propagandës fashiste, dhe po, gjatë viteve ishte një vend i preferuar nga komunistët, diktatorët dhe miqtë e tyre, por ishte gjithashtu një vend ku është bërë histori dhe më e rëndësishmja— është vendi nga ku buroi arti skenik dhe teatri i sotëm.
Në vitin 2008, disa hulumtime jo-teknike u ndërmorën nga Instituti Politeknik i Barit në lidhje me materialin e parafabrikuar që u përdor për ta ndërtuar atë. Kjo përzierje prej fibre/ algave të çimentos/ plepit papritmas u deklarua e pasigurt. Kjo e kombinuar me vite të tëra mirëmbajtje jashtë standardeve dhe neglizhencës së lartë, nënkuptonte që ndërtesa ishte e papërdorshme dhe rrezikonte sigurinë publike.
Pastaj një vlerësim i mëtejshëm teknik u ndërmor nga Instituti i Ndërtimit (një institucion shtetëror), që ishte në gjendje të deklaronte në vetëm 14 ditë se teatri ishte praktikisht në prag të kolapsit.
Dua të them, fakti se ai ka përballuar një sërë tërmetesh, duke përfshirë edhe atë më të madhin në historinë e tij dhe mbetet ende i padëmtuar, ka pak rëndësi – është konsideruar i pasigurt dhe s’ke ç’ti bësh. Gjendja e supozuar e dridhjeve të strukturës, kombinuar me praninë e asbestit ( një arsye jo e vlefshme për shembjen) sugjeronte se prishja e saj dukej e vetmja mundësi.
Më pas, më 8 shkurt ndodhën një zinxhir ngjarjesh që, aq shumë i tejkaluan nivelet e efikasitetit, saqë do t’i bënin vendet nordike xheloze.
Në vetëm disa javë, u urdhërua që teatri dhe toka ku ai ndidhet duhet të liroheshin, duke ngjallur dyshime se ishte caktuar për zhvillim. Më pas, një propozim i pakërkuar për një teatër të ri dhe një bllok ndërtesash komerciale aty përreth iu dorëzua Bashkisë, së bashku me planet formale qeveritare për të hyrë në një Partneritet Publik Privat për ndërtimin e teatrit të ri me të njëjtën kompani që propozonte projektin.
Qeveria pastaj parashtroi një projekt-ligj që do të lejonte Fusha Shpk (kompania që paraqiti propozimin e tyre që s’e kërkoi kush) të drejtën e vetme në fushën e Teatrit Kombëtar ndërsa i jep vetë qeverisë të drejtën për të negociuar kontratën e koncesionit në emër të publikut.
Pra, në vetëm tre javë projekti kaloi nga një propozim i pakërkuar në një projekt konkret gati për të nisur. Gjatë kësaj kohe dhe muajve të mëvonshëm, u krijuan qindra faqe dokumentesh, u hulumtua, u kryen studime, u zhvilluan konsultime – një veprimtari serioze mbresëlënëse administrative. Më e bukura ishte fakti që Ministria e Kulturës ishte në gjendje të krijonte një grup pune për vlerësimin e propozimit, rishikimin, monitorimin dhe krijimin e një raport prej gjashtë faqesh që e konsideronte atë një ide super, të gjitha brenda një dite.
E gjithë afera qelbet era – propozimet e pa kërkuara, mospërputhjet me numërat, raportet e njëanshme, zvogëlimi i hapësirës së tokës publike, krijimi i ligjeve të reja me shpejtësinë e dritës në mënyrë që të aprovohet një projekt, nivelet e efikasitetit që tejkalojnë inteligjencën artificiale dhe një grusht njerëzit që presin të bëhen jashtëzakonisht të pasur, ndërkohë që ne, pjesa tjetër, varfërohemi kulturalisht të varfër – kjo thjesht nuk më duket e drejtë.
Sigurisht, unë jam e vetëdijshme se këto plane përfshijnë një teatër të ri kombëtar dhe teksa kjo goxha mirë e bukur, është qartë se përfshirja e tij në projekt ka qënë më shumë një detaj i planifikuar për të zbutur publikun, teksa dikush do të pasurohet nga fitimet e pafund që do të ketë. Jam për ndërtimin e një teatri të ri, por kjo nuk do të thotë që i vjetri duhet të shkatërrohet. Pse të mos kthehet në një muze? Ose në një qendër edukimi? Një hapësirë ekspozuese? Ose në diçka që është e dobishme për të gjithë në shoqëri, jo vetëm për një pakicë të përkëdhelur.
Ndërkohë që unë jam në favor të progresit, jam krejtësisht dhe tërësisht kundër prishjes së një monumenti historik dhe kulturor dhe unë jam krejtësisht kundër ndërtimit të projekti llaftarisës dhe nga çdo aspekt potencialisht të paligjshëm, që do të shkatërrojë peizazhin për brezat ardhshëm. Pjesa tjetër e botës po përpiqet të mbrojë historinë e tyre dhe të shijojë kujtimet e së kaluarës (të mirë dhe të keqe) dhe për një vend që duket aq i dëshpëruar për t’u bashkuar me BE-në, prishja e trashëgimisë kulturore kundër vullnetit të popullit nuk do të sjell gjë të mirë.
Kultura dhe trashëgimia juaj nuk janë në shitje, dhe nëse iu ikin nga duart, nuk ka mënyrë për t’i rikthyer mbrapsht.
Botuar në Balkanista