Joe Biden paralajmëron se Trump do të përpiqet të vjedhë zgjedhjet presidenciale

Nga Exit News
Joe Biden paralajmëron se Trump do të përpiqet të vjedhë zgjedhjet presidenciale

Joe Biden, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, akuzoi presidentit Trump se do të vjedhë zgjedhjet e ardhshme.

“Ky president do të përpiqet të vjedh zgjedhjet” tha Biden, në një intervistë për emisionin amerikan “Emisioni i mëngjesit me Trevor Noah”.

“Ky është shqetësimi im i vetëm, shqetësimi im më i madh”, shtoi Biden.

Ndërsa pyetjes nëse Biden fiton dhe Trump nuk pranon të lërë detyrën, Biden u përgjigje se:

“Po, unë do të fitoj. Dhe jam i sigurtë se policia do ta nxjerrë atë jashtë Shtëpisë së Bardhë, me shumë kënaqësi.”

Gazetat amerikane i komentuan këto deklarata si tregues të ankthit qe kanë demokratët për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit.

Joe Biden gjatë gjithë fushatës ka shprehur shqetësimin e tij për manipulim të votave nga Trumpi. Madje ai tha se Trump do të përpiqet të shtyjë zgjedhjet, pavarësisht se e di që Presidenti nuk ka asnjë pushtet për ta bërë ketë gjë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahet të martën e parë të nëntorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>