Johannes Hahn: BE negociata vetëm me Serbinë e Malin e Zi, vendet e tjera shumë larg

Johannes Hahn: BE negociata vetëm me Serbinë e Malin e Zi, vendet e tjera shumë larg

Komisioneri për Zgjerimin e BE Johannes Hahn  pohoi sot se BE po zhvillon negociata momentalisht vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa vendet e tjera, përfshirë dhe Shqipëria, janë ende shumë larg.

Zoti Hahn, në një intervistë për Deutsche Welle, foli dhe për projektet që po trajtohen në Samitin e Triestes.

Disa nga deklarata kryesore të Zotit Hahn gjatë intervistës janë:

Ne [BE] konkretisht jemi duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe Malin e Zi, me të tjerat jemi shumë larg.

Ne duam t’i bashkojmë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, pavarësisht nga niveli që kanë arritur në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në BE.

Në Samitin e Triestes jemi pregatitur për nënshkrimin e një marrëveshje për transportin.  Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet  e BE – që forcon edhe raportet ekonomike dhe i jep impulse të reja rajonit.

Në kuadër të samitit do të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e një buxheti prej 48 milionë eurosh, që mund t’u ndahen si kredi rreth 6000 sipërmarrjeve. Pra kemi të bëjmë me projekte shumë konkrete që duhet të ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

Është shumë me rëndësi që të krijohet edhe baza për rritjen ekonomike në rajon dhe për një tregti ndër-rajonale, ku ka shumë potencial. Ne mendojmë se në vitet e ardhshme në këtë rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune.

Si gjithmonë në rajon, më së shumti ka probleme me afatet kohore për zbatim. Ka shumë premtime, shumë pëlqime, por zbatimi i marrëveshjeve është më i ngadalshëm.

Zhvillimi ekonomik është i mundur vetëm nëse funksionon shteti juridik. Kjo sepse askush nuk do të investojë para në rajon, as investitorët e rajonit as ata nga vendet e BE, nëse p.sh. nuk funksionojnë si duhet organet juridike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>