Johnson and Johnson dyshon nëse do i dërgojë të gjitha vaksinat e premtuara në BE

Nga Exit News
Johnson and Johnson dyshon nëse do i dërgojë të gjitha vaksinat e premtuara në BE

Johnson & Johnson i kanë thënë Bashkimit Europian se po përballet me çështje të furnizimit që mund “të komplikojnë planet për të shpërndarë 55 milion doza të vaksinës COVID-19”, në tremujorin e dytë të vitit, tha një zyrtar i BE për Reuters.

Çdo vonesë do të ishte një goditje e mëtejshme në planet e vaksinimit të BE-së.  Vendet e BE janë penguar edhe më herët nga prodhues të tjerë, si AstraZeneca.

J&J i tha BE javën e kaluar se ishte “nën stres” për të përmbushur qëllimin e shpërndarjes së 55 milion dozave deri në fund të qershorit, zyrtari i BE.  Zyrtari është i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime konfidenciale me kompaninë amerikane.

Zyrtari shtoi se kompania kishte thënë se nuk “ishte e pamundur për të përmbushur qëllimin”.

Vaksina e J & J, e cila kërkon vetëm një dozë për mbrojtje, pritet të miratohet më 11 mars për përdorim në BE nga rregullatori i bllokut. Zyrtarët e BE kanë thënë që dërgesat mund të fillojnë në prill.

Kompania është zotuar të shpërndajë 200 milion doza të vaksinës së saj në vendet e BE këtë vit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>