Kompania amerikane Johnson & Johnson filluoi të hënën shpërndarjen e vaksinës së saj me dozë të vetme COVID-19 në vendet e BE, raporton Reuters.
Dërgesat ishin planifikuar për në fillim të prillit, por pati vonesa në prodhim.
“Johnson & Johnson fillon dërgesat e vaksinave në BE sot. Një lajm shumë i mirë, ” bëri me dije Peter Liese, ligjvënës i BE-së nga CDU-ja e Angela Merkel.
“Kohët e fundit, ishte e paqartë nëse do të mbahej premtim . Sidoqoftë, 50 milion doza janë të sigurta,” shtoi ai.
Liese tha se informacionin e ka nga vetë kompania dhe nga Komisioni Evropian, që koordinon bisedimet me prodhuesit e vaksinave.
Informacioni i Liese përputhet me njoftimin e komisionerit të BE Thierry Breton këtë muaj, i cili lajmëroi se kompania amerikane është zotuar të furnizojë BE-në me 55 milion doza deri në fund të qershorit dhe 120 milion të tjera në tremujorin e tretë të vitit.
Johnson & Johnson ende nuk ka koment.