Johnson kërkon që talibanët të mos njihen si autoritet qeverisës në Afganistan

Nga Exit News
Johnson kërkon që talibanët të mos njihen si autoritet qeverisës në Afganistan

Askush nuk duhet të njohë talibanët si qeveri të Afganistanit, tha kryeministri britanik Boris Johnson të dielën, duke shtuar se ishte e qartë se vendi do të kishte një administratë të re shumë shpejt.

“Ne nuk duam që dikush të njohë në mënyrë bilaterale talebanët,” tha Johnson, duke i kërkuar Perëndimit të punojë së bashku për Afganistanin përmes mekanizmave të tillë si Kombet e Bashkuara dhe NATO, raporton Reuters.

Kryeministri britanik kërkoi një qëndrim të bashkuar rreth Afganistanit në mënyrë që të parandalohej krijimi i një “terreni që prodhon terror”

Kryengritësit talebanë hynë të dielën në Kabul, Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe Ambasada Amerikane tha se aeroporti i kryeqytetit, ku diplomatët, zyrtarët dhe afganët e tjerë kishin ikur, ishte vënë nën zjarr.

I pyetur nëse do të kishte pritur që vendi të binte në duart e talebanëve kaq shpejt, ai u përgjigj:

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se vendimi i SHBA për t’u tërhequr i ka përshpejtuar gjërat.”

Më vete, Rusia tha më herët të dielën se ende nuk i njeh kryengritësit talebanë si autoriteti i ri ligjor i Afganistanit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>