Johnson planifikon të testojë britanikët dy herë në javë

Nga Exit News
Johnson planifikon të testojë britanikët dy herë në javë

Boris Johnson pritet të zbulojë një plan për testime të përgjithshme rutinë për virusin Covid-19, si mënyrë për të lehtësuar Anglinë nga masat e bllokimit, raporton The Guardian.

Kjo vjen pasi qeveria u përball me një reagim të ashpër mbi idenë e “pasaportave të vaksinimit“, që do të lejonin vetëm njerëzit e vaksinuar të kishin akses në vende apo evenimete të populluara.

Gjashtë muaj pasi Johnson zbuloi planet për “Operacionin Moonshot”, një skemë testimi masiv prej 100 miliardë paundësh që nuk u materialziuar, anglezëve do t’u ofrohen dy teste Covid në javë prej së premtës.

Kryeministri do të njoftojë aplikimin e testeve në një konferencë shtypi të hënën pasdite.

Ai pritet gjithashtu të hedh propozimin për rifillimin e mundshëm të udhëtimeve me jashtë.

Skema e testimit, që përfshin teste për përdorim në shtëpi ose në qendrat publike, vendet e punës dhe shkollat, është menduar një mjet për të kufizuar transmetimin e virusit në komunitet.

Kjo është një startegji shtesë, që i mbivendoset programit të vaksinimit.

Aplikacioni  për testimin dhe gjurmimin do të përditësojë statusin e testimit vazhdimisht dhe kush dëshiron të frekuentojnë vende të populluara duhet të regjistrohet patjetër.

Po ashtu personat që dalin pozitiv duhet të ndajnë me të tjerët vendet që kanë frekuentuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>