Johnson thirrje britanikëve: Zbatoni masat të festojmë një krishtlindje normale

Johnson thirrje britanikëve: Zbatoni masat të festojmë një krishtlindje normale

Kryeministri britanik Boris Johnson këmbënguli që Britania nuk e ndalon dot përhapjen e infektimeve vetëm në katër javë, nëse qytetarët nuk zbatojnë rregullat.

Në konferencën e parë për shtyp pas miratimit të mbylljes së dytë të vendin, Johnson I bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat në mënyrë që të festojnë një krishtlindje normale.

“Më kanë këshilluar se 4 javë me këto masa të rrepta janë të mjaftueshme për të ulur numrin e të infektuarve”, tha Johnson.

Ai njoftoi gjithashtu se udhëtarët nga Gjermania dhe Suedia do të duhet të karantinohen dy javë.

Britanikët nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit gjatë pushimeve. Kushdo që shkel këtë rregull do të gjobitet £6,400.

Ndërsa skemën e re financiare mbështetëse, Johnson tha se ka qënë një nga më bujaret.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>