Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës

Nga Exit News
Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës

Testimet paraprake sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës, tha kryeministri britanik Boris Johnson.

Varianti i ri u zbulua për herë të parë në shtator. Që atëherë është bërë versioni mbizotërues i virusit në Angli dhe Irlandën e Veriut dhe është përhapur në më shumë se 50 vende të tjera, raporton BBC.

Johnson tha:

“Përveç përhapjes më të shpejtë, tani duket se ka disa prova që varianti i ri mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.”

Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, tha se provat mbi vdekshmërinë “nuk janë ende të forta”.

Ai tha:

“Unë dua të theksoj se ka shumë pasiguri rreth këtyre numrave dhe na duhet më shumë punë për të marrë një panoramë të qartë të tij, por padyshim që është shqetësuese që ky variant të ketë një rritje të vdekshmërisë si dhe një rritje të transmetueshmërisë “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>