Kompania amerikane Johnson&Johnson deklaroi se ka ndërprerë përkohësisht testimin e vaksinës kundër Covid-19 për shkak se një person shfaqi një sëmundje të pashpjegueshme.
“E kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim” deklaroi në një njoftim zyrtar kompania.
Në muajin shtator, kompania dekalroi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19 ka prodhuar reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme.
Johnson & Johnson nisi më pas testimin në 60,000 persona, rezultatet e të cilit priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.