Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka biseduar me pronarë të bizneseve në njësinë 3 në Tiranë, të cilët thotë se janë lënë pas dore nga qeveria dhe po detyrohen të mbyllin bizneset me mallra të pashitur.
Tabaku shkruan në një shënim në Facebook se i ka prezantuar qytatarëve të njësisë 3 palnin ekonomik me 5 pika të Partisë Demokratike.
Pjesë e këtij plani është “shpërndarja e një çeku prej €1000 për çdo biznes të vogël aktiv që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 100 mln euro. Një shumë tejet insinjifikative për taksat dhe tatimet që kanë paguar bizneset ndër vite.” – shkruan Tabaku.
Tabaku theksoi se sipas planit të Partisë Demokratike çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, do të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekësh të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.