Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Komisionin Evropian në Bruksel, Presidenti i KE Jean-Claude Juncker duket se ka mësuar nga sulmet e kryeministrit Edi Rama kundër “kazanëve” të mediave.
Në përgjigje të pyetjes së gazetares shqiptare Erisa Zyka nga ABC News drejtuar kryeministrit Rama dhe Presidentit Juncker se:
Deklarata juaj (Presidentit Juncker) mbi Serbinë dhe Malin e Zi se do t’i bashkohen BE-së në 2025. Mendoni ju se është më të vërtet realiste që këto dy vende për 6 vjet mund të përmbyllin procesin e negociatave kur vendeve të tjera i është dashur më shumë kohë? Dhe po për vendet e tjera si Shqipëria dhe Maqedonia ka ndonjë datë?
Dhe për ju Zoti Kryeministër. Ju e dini që ka pasur lajme negative pë ju në median e vendeve të BE-së, në lidhje me përhapjen e krimit të organizuar, i cili është një nga pesë prioritet që Shqipëria duhet të përmbushë për të hapur negociata me BE-në. Nëse shihni AFP, Newsweek, .. si i përgjigjeni ju këtyre shkrimeve?
Presidenti Juncker u përgjigj si më poshtë:
“Unë mund t’ju këshilloj që të mos citoni gazetarë të tjerë. Sepse kjo është loja mes gazetarëve. Dikush shkruan, një tjetër kopjon, një i tretë e shkruan, një i katërt kopjon, dhe pastaj ju bëni pyetjet tuaja.
Ne jemi të impresionuar nga reformat që janë ndërmarrë në Shqipëri. Gjithashtu në fushën që ju po përmendni. Por kjo ishte një pyetje për Edin, jo për mua.”
Përgjigjja e Juncker-it ndaj një pyetjeje që nuk iu drejtua atij ishte shumë e ngjashme me pretendimin e fundit të Ramës se gazetarët thjesht transmetojnë atë që dëgjojnë nga njëri-tjetri “si një tela bakri”:
“Ju [gazetarët] se keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni, por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe ku akuzat kërcasin dhe ju i përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as ka përgjegjësinë për atë që përçon.”
Gjatë kësaj kohe, Komisioni Evropian ka sponsorizuar aktivitete të tilla si Ditët e Medias të Ballkanit Perëndimor dhe organizimin e tureve promovuese të projekteve të BE-së në Shqipëri për të ngritur “kapacitetin” e gazetarëve shqiptarë që mbulojnë çështjet e Bashkimit Evropian.
Si mundet ndonjë prej këtyre iniciativave të nxjerrë fryte kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian shfaqin një përbuzje të tillë për ato pak zëra të pavarur dhe kritikë që kanë mbetur në mediat shqiptare?