
Juristi i burgut të Rrogozhinës është prekur nga koronavirusi, lajm që ka shkaktuar shqetësim tek të burgosurit dhe punonjësit e tjerë të burgut.
Drejtori i Burgut, i cili udhëtonte shpesh në makinë me juristin, është vetëizoluar në shtëpinë e tij deri në momentin që t’i bëhen testimet.
Institucionet përkatëse kanë bërë dezinfektimin e zyrave dhe po bëjnë kontrollet shëndetësore mes të burgosurve.