
Kabineti i ri i qeverisë do të prezantohet të enjten në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.
Euronews Albania raporton se kryeministri Rama gjatë fjalës së tij do të publikojë emrat e ministrave për qeverinë e re.
Në mbledhjen e asamblesë do të zgjidhet edhe Kryesia e re e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë në qarqe dhe sekretariatet.
Asambleja do të nisë punimet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.