Kadilli dhe Harxhi të zhgënjyer pasi iu rrëzuan propozimet për statutin e PD

Nga Exit News
Kadilli dhe Harxhi të zhgënjyer pasi iu rrëzuan propozimet për statutin e PD

Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli janë shprehur të zhgënjyer pasi Komisioni për Statutin në PD rrëzoi propozimet e tyre për ndryshime statutore.

Kadilli tha se Komisioni ka tejkaluar kompetencat dhe pasi ka për detyrë që të japë mendim dhe jo që të rrëzojë propozimet.

Më tej, ish-kandidati për kryetar i PD-së deklaroi se me vendimin e sotëm synohet të mbyllet debati i domosdoshëm për një parti më të madhe se kryetari.

Edit Harxhi është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se është njoftuar vetëm nga mediat për vendimin e komisionit ndërsa ka akuzuar anëtarët e tij se janë “bashkëfajëtorë” sa Lulzim Basha për shkatërrimin e PD.

Sipas saj, që PD të ringrihet ajo duhet rithemeluar dhe jo duke bërë “arnime të statutit”.

Harxhi shton më tej se partia duhet t’i kthehet anëtarësisë së saj dhe anëtarësia duhet të vendosë për rregullat, për listat e hapura, për kandidatët që duan dhe i promovojnë vetë, për konkurrencën dhe meritokracinë, e njërëzit që duhet ti drejtojnë.

Komisioni për Statutin në PD miratoi vetëm propozimet e kryetarit të partisë Lulzim Basha për ndryshime në statutin e partisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>