Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit dhe anëtarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ludovik Dodaj.
Trupi gjykues i drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Olsi Komici, bëri me dije gjetjet nga hetimi ndaj prokurorit të Apelit të Durrësit dhe anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ludovik Dodaj.
KPK tha se nga hetimi nuk ka gjetur asnjë problem në asnjë nga shtyllat e vlerësimit, pasuri, profesionalizëm dhe pastërti figure për prokurorin Dodaj .
Zoti Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.