Kalon vetingun prokurorja e Tiranës Afërdita Ndoi

Nga Exit News
Kalon vetingun prokurorja e Tiranës Afërdita Ndoi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë prokuroren e Tiranës Afërdita Ndoi.

Vendimi u mor nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Pavarësisht konfirmimit, KPK dërgoi në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një vendim të Ndoi për pushimin e një çështjeje, për të cilin KPK gjykoi se është i dyshimtë.

Ndoi u vlerësua në të treja kriteret e vetingut: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Lezhës në vitin 2003 dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>