Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, mori të martën vaksinën kundër COVID-19.
Ndryshe nga presidenti i zgjedhur, Xho Bajden që mori vaksinën e Pfizer, Harris u vaksinua me vaksinën e kompanisë Moderna.
Vaksinimi u transmetua drejtpërdrejtë, si në rastin e Bajden dhe të zv/presidentit në ikje, Majk Pens dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi.
Kjo është një përpjekje e politikanëve kryesore të SHBA për të rritur besimt tek vaksina në mënyrë që sa më shumë persona ta marrin atë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Rreth 20 milionë njerëz janë infektuar dhe mbi 335,000 kanë vdekur.
SHBA ka autorizuar përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe Moderna kundër COVID-19.
Bajden dhe Harris do të marrin detyrën në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.