Singapori, i cili mbante rekord për përgjigjen e shpejtë ndaj koronavirusit, duke gjurmuar personat me COVID-19, regjistroi të mërkurën 447 raste të reja. Shumica të infektuarve janë punëtorë emigrantë.
Sipas të dhënave, vatra e infeksionit u bënë kampet e tyre, ku çdo dhomë mban deri në 20 njerëz dhe kanë të përbashkët kuzhinën dhe banjon.
Gjysma e 3,700 rasteve të koronavirusit në Singapor janë punëtorë emigrantë. Rreth 200 mijë punëtorë të tillë, shumë nga India dhe Bangladeshi, janë karantinuar në kampe, me qytetarë të shëndetshëm dhe do të transferohen gradualisht në banesa të tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.
Pas disa javësh me numër të vogël rastesh të reja, Singapori regjistroi një rritje të shpejtë të rasteve në Mars, pasi shumë turistë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara përhapën virusin.
Përhapja e shpejtë e koronavirusit tek punëtorët emigrantë, bëri që qeveria në Singapor të të përmirësojë kushtet e kampeve, në mënyrë që të plotësojnë standardet e përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës