Policia në portin e Durrësit ka shoqërur shoferin e një autobuzi, brenda së cilit u gjetën mbi 100 mijë euro, 545 telefona celularë pa faturë shoqëruese dhe një sasi e konsiderueshme rrobash.
Autobuzi vinte nga Italia dhe shoferi i autobuzit nuk kishte deklaruar në kufi as shumën e parave dhe as celularët.
Ligji për doganën parashikon se nëse personat që hyjnë në kufirin shqiptar kanë një shumë më të lartë se 10 mijë euro me vete, ose ekuivalentin në monedha të tjera, ata duhet ta deklarojnë atë.
Po ashtu në rast se udhëtarët kanë mallra me vlerë më lartë se 300 euro dhe në sasi të mëdha, ata duhet t’i deklarojnë në kufi.
Policia po vazhdon ende hetimet.