Mbi 60 emigrantë të paligjshëm janë kapur në vend të hënën duke u transportuar drejt Tiranës.
Imigrimi i paligjshëm vijon me ritme të larta në Shqipëri megjithëse kontrollet kufitare janë shtuar.
Policia e Korçës raportoi të hënën se në dy raste në Pogradec ka ndaluar gjithësej 45 emigrantë të paligjshëm dhe ka arrestuar dy persona, njëri punonjës i Gardës së Republikës dhe ka shpallur një tjetër në kërkim.
Ndërsa policia e Gjirokastrës ndaloi dy makina ku po transportoheshin 21 emigrantë dhe ka arrestuar 2 shoferët.
Të dielën policia ndaloi një furgon që transportonte drejt Tiranës 68 emigrantë të paligjshëm.
Shqipëria është një nga pikat kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm nga vende të Lindjes së Mesme drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri vitin 2020 ndërsa 11,5 milionë euro përllogariten të jenë fituan nga trafikantë gjatë kësaj periudhe kohore.
Kthimi i Shqipërisë në vend kryesor tranzit drejt vendeve të BE-së ndodhi pas vitit 2017, kur Hungaria dhe Maqedonia e Veriut rritën kontrollin e kufijve. Pikat kryesore hyrëse në Shqipëri janë Kakavia, Kapshtica dhe Qafë Bota.
Shqipëria për ta shërben si vend tranzit. Pasi hyjnë në Shqipëri emigrantët shkojnë në Tiranë dhe prej aty në Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi ose në Morinë në kufi me Kosovën. Një tjetër rrugë është përmes detit ku emigrantët udhëtojnë nga Durrësi dhe Vlora ilegalisht për në Itali.