Hyrja në Greqi përmes pikës kufitare të Kapshticës në Shqipëri do të jetë e ndaluar të paktën deri më 24 maj.
Greqia ka njoftuar sot shtyrjen e masave kundër COVID-19 me Shqipërinë duke e mbajtur të mbyllur pikën kufitare në Kapshticë për personat që udhëtojnë drejt shtetit helen.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë nga Kapshtica do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Greqia çeli sot zyrtarisht sezonin turistik dhe i dha fund masave qarkullimit në orare të caktuara duke iu kthyer normalitetit.
Çdo turist që do të vizitojë Greqinë do të lejohet të hyjë në vend nëse është i vaksinuar ose nëse ka një test negativ të koronavirusit. Megjithatë deri në 24 maj turistët nuk do të mund të hyjnë dot nga Kapshtica.