Të gjithë punonjësit sezonal shqiptarë nga data 22 maj deri më 31 maj, nga ora 08:00-16:00 mund të shkojnë në Greqi përmes Kapshticës, njoftoi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në rrjetet sociale. Greqia do të pranojë 400 persona në ditë.
Ata duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF, dhe të presin miratimin përpara se të paraqiten në kufi. Gjithashtu, ata duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.
“Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë)”, njoftoi Ministria e Jashtme.
Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.