Karantinohen 10 mjekë dhe infermierë të Spitalit të Traumës

Nga Exit News
Karantinohen 10 mjekë dhe infermierë të Spitalit të Traumës

5 mjekë dhe 5 infermierë të Spitalit të Traumës në Tiranë u karantinuan, pasi u kujdesën për një të aksidentuar të infektuar me Covid-19.

Nuk dihet ende nëse personeli mjekësor është infektuar me Covid-19, apo jo. Në media raportohet se ata do të bëjnë testin pas 5 ditëve, duke qënë se virusi është në periudhë inkubacioni dhe nuk mund të dali në test.

Personi i infektuar u aksidentua me makinë 3 ditë më parë në Durrës. Ai u dërgua në spitalin e Durrësit dhe më pas në Spitalin e Traumës pasi kishte pësuar traumë aksidentale dhe fraktura të nofullës.

Mjekët dyshuan se i riu ishte i infektuar me Covid-19, dhe pasi ai rezultoi pozitiv e dërguan në Spitalin e Infektivit.

Ndërkohë, testi iu bë edhe mjekëve të Spitalit të Durrësit të cilët rezultuan të painfektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>