Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u vetë-karantinë pasi ka qënë në kontakt me dikë të diagnostifikuar me Covid-19.
Njoftimin e bëri vetë Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në Tëitter, të dielën vonë. Ai theksoi se nuk kishte asnjë asnjë simptomë.
“Unë jam identifikuar si një kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për COVID19,” tha Tedros në postimin e tij.
“Unë jam mirë dhe pa simptoma, por vetë-karantinohem gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e OBSH-së dhe do të punoj nga shtëpia,” shtoi ai.
Tedros ka drejtuar OBSH-në në luftën kundër pandeminë, e cila ka infektuar më shumë se 46 milion njerëz në të gjithë botën që nga shfaqja në Kinë në fund të vitit të kaluar, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.
Ai theksoi në Tëitter se “është shumë e rëndësishme që të gjithë të zbatojmë udhëzimet shëndetësore të shteteve”.
“Kjo është mënyra se si ne do të thyejmë zinxhirët e transmetimit të COVID19, do të ndalojmë virusin dhe do të mbrojmë sistemet shëndetësore”, përfundoi ai.