KAS heq gjobat për komisionerët e 7 KZAZ-ve

Nga Exit News
KAS heq gjobat për komisionerët e 7 KZAZ-ve

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas shqyrtimit të kërkesave ankimore, u ka hequr gjobën prej 3000 lekësh të reja 7 KZAZ-ve, të dënuara për mospërmbushje të kuotave të numërimit.

Më 26 prill Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dënoi 18 KZAZ, të cilat 24 orë pas fillimit të numërimit, kishin numëruar më pak se 50% të kutive.

Të martën, 4 maj, KAS vendosi heqjen e gjobës për KZAZ nr.35 në Tiranë dhe KZAZ nr.22 në Durrës.

Ndërkohë, në 5 maj, Komisioni hoqi sanksionet edhe për komisionerët dhe sekretarët e KZAZ-ve nr.66 në Berat, nr.38 në Tiranë, nr.2 në Shkodër, nr.20 dhe 21 sërish në Durrës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>