Komisioni i Ankesave në KQZ po shqyrton sot, 12 maj, kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe dhe kërkesën e LSI-së për anullim të zgjedhjeve në 5 qarqe.
PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.
Ndërsa LSI kërkoi përsëritjen e zgjdhejve në Gjirokastër, Berat, Durrës, Korçë dhe Vlorë.
PD dhe LSI e akuzojnë qeverinë se ka përdorur burimet administrative për deformimin e votës së qytetarëve me 25 prill.