KAS pranon provat në lidhje me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër

Nga Exit News
KAS pranon provat në lidhje me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër

KAS vendosi të mërkurën të pranojë provat e subjekteve zgjedhore Aleancës për Ndryshim, LSI-së dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhanit, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër.

Përkundrazi, ajo vendosi të mos pranojë kërkesën për marrjen e provave zyrtare nga institucione të tjera për të mbështetur pretendimet e tyre.

LSI pretendoi se shtetas me precedent kanë kaluar kufirin grek në shkelje të vendimit të Minsitrisë së Brendshme dhe kanë marr pjesë në adminsitrimin e zgjedhjeve.

KAS kërkoi nga KQZ që t’i vë në dispozicion gjithë emrat e personave që kanë qënë pjesë e administratës zgjedhore.

Po ashtu, u pranua kërkesa për kryqëzimin e të dhënave të pajisjes së identifikimit elektronik (PEI) dhe numrit të votave.

Ndërkohë, kërkesa e kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani për të siguruar pamje të plotë të numërimit të votave në qarkun e Gjirkastrës u rrëzua unanimisht nga KAS.

Avokati i Partisë Socialiste argumentoi se shumica e provave ishin “informacione” dhe jo fakte apo prova në administrim nga KQZ si listë zgjedhësish, fletë votimit, librat e protokolleve etj.

Ai më vonë shtoi se provat e paraqitura ose të kërkuara nga subjektet zgjedhore janë jashtë objektit të ankimimit, i cili është shpallja e pavlefshme e votave.

Salianji u shpreh se për këtë objekt duheshin shqyrtuar shkeljet e bëra ditën e zgjedhjeve, jo gjatë numërimit.

Përndryshe, duhej ndryshuar objekti i kërkesës për rinumërim votash.

Ish-kandidati i pavarur Merxhani u përgjigj se nuk kishte kuptim rinumurimi kur vullneti i votuesit ishte tjetërsuar.

Vendimi në lidhje me shpalljen ose jo të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Gjirokastër, pas shqyrtimit të provave të dorëzura, pritet të merret të premten në oren 9.30.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet seanca për kërkesën e shpalljes së pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun Berat.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>