KAS, rinumërimi i kutive në Berat: LSI ka rritje dhe PS ka zbritje

Nga Exit News
KAS, rinumërimi i kutive në Berat: LSI ka rritje dhe PS ka zbritje

Rinumërimi i kutive të votimit për qarkun e Beratit do të vazhdojë deri në orën 20:00 të darkës. Deri tani LSI ka pasur rritje, dhe PS ka pasur zbritje.

Anëtari i KAS, Ledio Braho, në një deklaratë për News24 u shpreh se deri tani:

“Rezultati është i ngushtë dhe patjetër që mund të ndikojë në rezultat final. Deri tani ka pasur pak rritje për LSI dhe pak zbritje për PS”.

KAS, duke nisur nga e enjtja ka nisur rinumërimin e 114 kutive të qarkut të Beratit, pas kërkesës së LSI-së. Mandati i 5-të i PS-së me mandatin e parë të LSI-së i ndajnë 77 vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>