KAS rrëzon kërkesat për përsëritje të zgjedhjeve në Elbasan dhe Korçë

KAS rrëzon kërkesat për përsëritje të zgjedhjeve në Elbasan dhe Korçë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi të hënën kërkesat e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Korçës.

Në vendimin e bërë të ditur sot me 31 maj, KAS rrëzoi dhe kërkesën për ripërsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit”, u shpreh KAS.

KAS deri tani ka rrëzuar ankimimet e subjekteve politike, PD dhe LSI për qarqet e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>