KAS rrëzon kërkesën e Bojken Abazit dhe PD-së për prova shtesë

Nga Exit News
KAS rrëzon kërkesën e Bojken Abazit dhe PD-së për prova shtesë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi të martën kërkesën e Partisë Demokratike për të siguruar prova shtesë nga institucione të tjera për shkeljet e pretenduara në Qarkun Tiranë.

Njëkohësisht, ajo ka refuzuar kërkesën e kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili kërkoi pamjet filmike në Qëndrat e Votimit në shkollën Arben Broci.

Abazi, i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, deklaroi se një fletë votimi ku ishte votuar për të ishte gjetur nga një maturante në datën 26 prill.

Sipas tij, kjo tregon se kutitë janë hapur para se të shkonin në qëndrat e numërimit.

Të dyja subjektet zgjedhore kanë kërkuar  pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe ripërsëritje e tyre për qarkun Tiranë.

Ndërkohë, KAS shpalli se do të mblidhet të mërkurën në oren 17.00 për të dhënë vendimin në lidhje me kontestimet e zgjedhjeve në Durrës dhe Shkodër.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>