KAS rrëzon Komisionerin Shtetëror: Lejohen 222 kandidatë për deputet në listat e PD-së

Nga Exit News
KAS rrëzon Komisionerin Shtetëror: Lejohen 222 kandidatë për deputet në listat e PD-së

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në KQZ hodhi poshtë vendimin Komisionerit Shtetëror për uljen e numrit të kandidatëve për deputet në listat e PD-së. KAS vendosi të lëjojë të 222 kandidatët në listën e PD.

PD ankimoi vendimin e KQZ-së për heqjen e 78 kandidatëve për deputet më 18 mars. PD e quajti vendimin të padrejtë, sepse ligji zgjedhor nuk përcakton kufi për numrin e kandidatëve në listë.

KQZ hoqi nga lista e PD-së, më 17 mars, 78 kandidatë për deputet, sepse sipas saj ligjit për partitë kërkon maksimumi 153 kandidatë dhe minimuni 140 kandidatë.

Sqarim:

Neni 67, pika 4 e ligjit për “Partitë politike” përcakton se:

“Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”.

Kjo do të thotë se ligji përcakton vetëm numrin minimal për kandidatë për deputet. Sipas përcaktimeve, partitë duhet të dorëzojnë në KQZ, minimalisht 177 kandidatë për deputet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>